Statistika, analizë dhe parashikim: Manchester United – Manchester City

Futbolldashësit do të jenë dëshmitar të një prej derbive më të mëdhenj në dekadat e fundit të Anglisë.
Manchester United do të jetë nikoqir i rivalit lokal Manchester Cityt, ku ky i fundit është lider i ligës me tetë diferencë para Djajve të Kuq.

Vendi: Manchester, Old Trafford
Koha: 10 Dhjetor (e dile), 17:30

Old Trafford ka kapacitet prej ‎76,962 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Manchester United

Ander Herrera do t’i bashkohet Nemanja Maticit në mesfushë gjersa Paul Pogba do të vuajë dënimin e kartonit të kuq të marr gjatë fundjavës kundër Arsenalit.

Mbetet të shihet nëse do të startojë që nga minuta e parë edhe futbollisti belg Marouane Fellaini.

Jose Mourinho ka konfirmuar se Phil Jones dhe Zlatan Ibrahimovic janë në dispozicion, por Eric Bailly dhe Michael Carrick nuk do të paraqiten edhe në këtë derbi.

Në tërësi, Herrera dhe Jones do të jenë ndryshimet e vetme që nga fitorja e fundit me rezultat 3-1 kundër Arsenalit.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Manchester City

Pep Guardiola ka konfirmuar se David Silva do të luajë në derbin e Manchesterit pasi kaloi lëndimin e marrë kundër West Ham Unitedit.

Vincent Kompany nuk është 100 për qind i gatshëm dhe mbetet në dyshim nëse do të luajë, ndërsa Fabian Delph është i sëmurë dhe mund të mos jetë plotësisht i shëruar për derbin lokal.

Për më tepër, vetëm Benjamin Mendy dhe John Stones janë lënë jashtë gjatë ndeshjes së fundjavës.

Sergio Aguero duket se ka gjasa të mira të nisë takimin si titulluar pasi pushoi të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Man City ka fituar 13 ndeshjet e fundit (Premier League).

Man Utd janë të pamposhtur në 24 ndeshjet e tyre të fundit (Premier League).

Man Utd nuk ka pësuar gol në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi (Premier League).

Man City ka shënuar të paktën dy gola në tetë ndeshjet e fundit (Premier League).

Man Utd nuk ka pësuar gol në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Man City në të gjitha garat.

Në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Cityt janë shënuar mbi dy gola (Premier League).

Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë realizuar më dy e më pak gola.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Bundesligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Manchester United është i pamposhtur në 40 ndeshjet e fundit në Old Trafford. Ata janë tetë pikë prapa Manchester Cityt në krye të Ligës Premier dhe duhet të fitoj këtë ndeshjes për të mbajtur gjallë garën e titullit.

City po shkëlqen në fillim të kampionatit, megjithëse në dy-tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka pasur një rënie të ndjeshme. Citizens fituan me mund të madh takimet e fundit në ligën angleze ndërsa kanë pësuar humbjen e parë të sezonit në mesjavë nga Shakhtar Donetsk.

Jose Mourinho ka fituar vetëm një nga gjashtë takimet e ligës kundër Pep Guardiola, por menaxheri i United duhet të fitojë për të arsyetuar shpenzimet e verës.

Deri më tani trajneri spanjoll, Guardiola ka bilanc pozitiv në përballjet me portugezin, Mourinho, ku ka tetë fitore, shtatë barazime dhe katër humbje.

Se kush do të fitojë në derbin e sotëm, mbetet të shihet në ora 17:30.

Parashikim i ekspertëve të Whoscored