Votohet Projektbuxheti për vitin 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot në lexim të parë, buxhetin e vitit 2018, me 62 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë rast arrihet miratimi i Projektbuxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2018.

Seanca me këtë rast ka përfunduar përderisa mbetet që ditën e enjte të vazhdojë seanca e radhës e Parlamentit të Kosovës.

Me këtë rast është bërë e ditur se janë ngarkaur  komisionet që do të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë me rekomandime.