Limak që menaxhon ANP “Adem Jashari” ndërton Aeroportin e Senegalit në kohë rekorde

Kompania Limak që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka realizuar në kohë rekorde projektin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Senegalit “Blaise-Diagne”. Në këtë projekt kanë marrë pjesë edhe 4 teknikë kosovar si pjesë e kompanisë Limak e cila ka realizuar projektin 545 milion eurosh të mbështetur nga Qeveria e Senegalit.

Ndërtimi i aeroportittëri të shtetit nga Afrika Perëndimore ishte vonuar për më shumë se 10 vite para se Limak të fillonte me realizimin e tij, projekt i cili zgjati për vetëm 8 muaj. Limak poashtu do të jetë kompania menaxhuese e këtij aeroporti për 25 vitet e ardhshme.

Aeroporti “Blaise Diagne”,i cili vitin e kaluar ka procesuar 2 milion udhëtarë,është paraparë të procesoj 3 milion udhëtarë në vitin e parë të tij, ndërkaq pritet që të arrijë në 5 milion udhëtarë deri në vitin 2023. Me ndërtimin e këtij aeroporti shteti afrikan synon që bëhet pikë lidhëse e fluturimeve ndërkombëtare në regjion.