Messi thyen një tjetër rekord të madh në Evropë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka barazuar rekordin e madh të legjendës së Bayern Munichut, Gerd Muller.

Leo Messi ka shënuar gol ndaj Villarealit, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 0:2 në kuadër të La Ligas.

Kështu ai ka barazuar rekordin e ish-sulmuesit gjerman të Bayern Munichut, Gerd Muller – të dy këta kanë shënuar nga 525 gola me një skuadër të vetme.