Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Short i vështirë për Realin e Barçën

Është hedhur shorti i fazës së 16 të Ligës së Kampionëve ku ka shumë ndeshje interesante.

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të jetë ajo e dy pretendenteve kryesorë, Real Madrid dhe PSG si dhe ajo ndërmjet Chelseas dhe Barcelonës

Më poshtë janë të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje:

Juventus – Tottenham

Basel – Manchester City

Porto – Liverpool

Sevilla – Manchester United

Real Madrid – PSG

Shakhtar – Roma

Chelsea – Barcelona

Bayern Munchen – Beshiktash