Sot mbahet takimi i Forumit të Nivelit të Lartë

Qeveria e Kosovës mban sot takimin e Forumit të Nivelit të Lartë.

Në këtë takim që organizohet nga Ministria e Integrimit Evropian, merr pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Përveç prezantimit të raportit vjetor mbi aktivitetet e donatorëve të vitit 2016, në këtë takim do të diskutojnë për prioritetet sektoriale edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ai i MASHT-it, Shyqri Bytyqi, ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Besim Beqaj, si dhe ai i Shëndetësisë, Uran Ismajli.