Shpend Ahmeti publikon foto të dëmeve që shkaktuan erërat e forta

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përkundër erërave të forta nuk ka pas lëndime serioze në njerëz.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Fatmirësisht, përkundër erërave të forta, nuk kemi pas lëndime serioze të njerëzve. Megjithatë, kemi dëme materiale gjithandej. Ekipet janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e dëmeve.

Ju falemnderit për mirëkuptim!