Kërkesa e MSH-së, kaq pritet të rriten pagat për mantelbardhët

Në Projektligjin për paga, si pjesë e pakos legjislative të reformës në Administratën Publike, përfshihen edhe mantelbardhët.

Është Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ajo që po kërkon që në projektligjin e pagave të bëhen disa ndryshime të cilat do krijonin vend më meritor për personelin shëndetësor në vend.

Indeksonline ka siguruar një kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me koeficientët e pagave të profesionistëve shëndetësor, përkatësisht mjekëve dhe stafit të mesëm mjekësor.

Sipas kësaj kërjese, mjeku specialist pritet të ketë koeficientin 5.0, që i bie të ketë pagën 1 mijë e 195 euro. Kurse, tekniku mjekësor koeficioentin 2.2, me rrogë 525, 80 euro.

Kurse mjeku i përgjithshëm pritet të ketë pagën 812, 60 euro, derisa mjeku në specializim 872.35 euro.