Gjoksi i Bebes apo vithet e Ritës? Mos i humbisni pamjet e ‘nxehta’ nga prapaskenat e ‘AMA’

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy ndër këngëtaret më të komentuara në shtypin rozë.

Padyshim se sukseset e tyre në muzikë janë arsyeja e kësaj, mirëpo edhe pamja e jashtme e luan një rol të veçantë, shkruan lajmi.net

Emrat e tyre i kemi hasur shpesh në media edhe si shkak i imazheve provokative të cilat i kanë ndarë me ndjekësit e tyre nëpër rrjete sociale.

Si Rita ashtu edhe Bebe kanë pozuar ‘nudo’, foto për të cilat ka pasur reagime dhe debate të ndryshme.

Të ‘zjarrta’ janë treguar edhe mbrëmë në ndejën e ‘American Music Awards’, ku në prapaskenat e kësaj ngjarje të madhe të muzikës rimorën sërish vëmendjen maksimale.

E pranishme ishte edhe Dua Lipa, mirëpo Bebe dhe Rita janë shoqëruar më shumë bashkë dhe jo vetëm gjatë ndarjes së çmimeve por edhe në ndejën e cila vazhdoi më pas.

Bebe kishte treguar gjoksin në sytjena derisa po bëhej gati për mbrëmjen e madhe dhe dukej tejet joshëse.

Poashtu në prapaskena ishte Bebe ajo e cila ka nxjerrë skena të ‘nxehta’ të Rita Orës duke vallëzuar.