Rita, Dua dhe Bebe ndriçuan në tapetin e kuq të ‘American Music Awards’

Mbrëmë është mbajtur nata e madhe e ndarjes së çmimeve ‘American Music Awards’.

Në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, SHBA të pranishme ishin edhe tri shqiptaret, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha të cilat shkëlqyen në tapetin e kuq në mesin e shumë yjeve, shkruan lajmi.net

Dua dhe Bebe ishin të nominuara, kurse Rita Ora e ka prezantuar njërin prej çmimeve të mbrëmjes.

Vajzat tona edhe pse u kthyen pa çmime, morën vëmendje maksimale në këtë mbrëmje me pamjen e tyre, kështu duke u bërë emrat më të komentuar në mediat rozë.

Vajzat tona edhe pse u kthyen pa çmime, morën vëmendje maksimale në këtë mbrëmje me pamjen e tyre, kështu duke u bërë emrat më të komentuar në mediat rozë.