Tarifat e tregtisë botërore do të diskutohen në takimin e FMN-së dhe BB-së

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se lufta tregtare dhe prezantimi i tarifave do të kenë efekte negative në të gjithë botën.

Ajo komentoi për lëvizjet proteksioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tensionet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, përpara takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Bali, Indonezi.

Lagarde tha se ekzistojnë shumë çështje që do të debatohen në takimin vjetor.

“Tregtia ndërkombëtare dhe përfitimet e kësaj do të jenë në axhendë. Përveç kësaj do të bisedohet për rolin e teknologjive të reja, veçanërisht në industrinë financiare, borxhi i madh në vendet me të ardhura të ulëta dhe objektivat tipike të stabilitetit ekonomik”, tha Lagarde, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kundërshtimit, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa në 200 miliardë dollarë mallra kinezë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj menjëherë duke shënjestruar 60 miliardë dollarë mallra nga Amerika.