Barcelona ia “ngreh veshët” Vidalit, ose e pret më e keqja

Pep Segura, menaxher i përgjithshëm i Barcelonës e ka pranuar se skuadra i ka bërë vërejtje Arturo Vidalit.

Segura ka thënë se mesfushori kilian ka patur sjellje josportive dhe se ka nevojë për përmirësim.

“Vidal është djalosh që dëshiron integrim të shpejt në Barcelonë. Ai është ndjerë i frustruar për shkak të minutazhës së vogël që ka në skuadër. Për këtë, ka patur sjellje josportive duke mos respektuar shokët dhe skuadrën. Ne shpresojmë se ai do të përmirësojë sjelljet, në të kundërten skuadra nuk ka pardon për askë” ka thënë Segura.