“Dardanët” e bëjnë anëtar nderi deputetin Haxhiu, ish nënkryetarin e FFK-së

Kombëtarja e Kosovës po kalon sukseset më të mëdha që nga pranimin në institucionet ndërkombëtare të sportit, duke shënuar fitore të rëndësishme që e fusin atë në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Meritat për këto suksese përveç lojëtarëve të talentuar, u takojnë edhe tifozëve të flaktë “Dardanët’, të cilët pak kohë para ndeshjes me Maltën vendosën që të bëjnë anëtar nderi të tifozerisë edhe deputetin Bekim Haxhiun, ish nënkryetar i FFK-së, shkruan Veriu.info.

Këtë e ka bërë të ditur vet deputeti Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook:

Faleminderit Dardanëve që më bënë Anëtar Nderi.

Kombëtarja e Kosovës në futboll tani është në rrugë të mbarë të garimit në garat ndërkombëtare.
Sukseset arrihen kur punohet me nder e me përkushtim të të gjithëve.

Meritor për sukseset e Kombëtares së Kosovës janë edhe tifozët e saj Dardanët të cilë në çdo hap mbështeten lojtarët tanë në fushën e blertë, kudo në Kosovë dhe jashtë saj.

Daradnët janë tifozeria më e re dhe më e mira në Evropë të cilët duhet t’i mbështesim për përkrahjen që po i bëjnë Kombëtares tonë.

Krenar me ju!

Suksese djema drejt fitoreve te reja!