Pacolli: Pas fitores, Kosova është shumë afër kualifikimit

Kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët me rastin e fitores së përfaqësuesës së Kosovës ndaj Maltës me rezultat prej 3:1.

Pacolli pas përfundimit të ndeshjes ka shkruar se tani Kosova është më afër se kurr kualifikimit.

“Krenar me përfaqësuesen tonë!”, pohon i pari i MPJ-së.

 

“Fitore e bukur e Kosovës 3-1! Jemi të parët në ligë D dhe më afër kualifikimit së kurrë. Krenar me përfaqësuesen tonë!”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Maltës ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve.