UEFA i rrit për 50 për qind fondet për futbollin e grave

UEFA ka planifikuar ta rrit për 50 për qind shumën e parave të destinuara për futbollin e grave të Federatave të Futbollit të çdo vendi anëtar të kësaj organizate.

Këto fonde, të përfituara nga Kampionati Evropian i burrave, do t’i marrin Federatat e Futbollit anëtare. Ato do të përfitojnë nga 150 mijë euro çdo vit nga projekti për gratë në futboll, transmeton Gazeta Express.

Ky lajm vjen një javë pasi FIFA bëri të ditur se kishin formuluar një Strategji për Futbollin e Grave, me synimin për ta dyfishuar numrin e grave në këtë sport deri në vitin 2026, kur synojnë te këtë rreth 60 milionë gra që luajnë futboll.

“Potenciali për futbollin e grave është i pakufizuar dhe për shkak të kësaj, UEFA ka marrë vendimin për t’i rritur fondet në dispozicion për Federatat e Futbollit të vende anëtare për t’i ndihmuar atyre ta zhvillojnë futbollin e grave sa më shumë”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Duke e rritur numrin e grave që marrin pjesë një futboll dhe duke e ngritur rolin e tyre, ne ndihmojnë për zhvillimin e këtij sporti në kontinent. Ky ka qenë një nga synimet e mia, edhe para se të bëhesha president i UEFA-s”.

Investimi vjen pas rritjes që ka pësuar futbolli i grave gjatë viteve të fundit, duke e thyer rekordin për tifozë të cilët e kishin përcjellë ndeshjet e Kombëtareve të Grave gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2017 në Suedi. Rreth 178 milionë shikues e kishin përcjellë këtë garë.