MARCA: Messi nuk i ka shënuar 400 gola

Leo Messi arriti mbrëmë të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të La Liga-së, duke shënuar në total 400 gola.

Ky rekord historik i Leo Messit, duket se i pengon gazetës së përditshme, MARCA.

Sipas mediumit, ylli argjentinas nuk i ka shënuar 400 gola, pasi një gol është numëruar gabimisht.

Marca raporton se goli i shënuar ndaj Athletic Bilbaos ishte autogol nga Fernando Amorebieta, por që i është numëruar Messit.

Barcelona kishte fituar 5 me 1 në atë ndeshje, por që gazeta spanjolle raporton se një gol ishte aty i numëruar gabimisht, duke e atribuuar te argjentinasi.