Deontay Wilder tallet keq me Anthony Joshuan

Deontay Wilder është tallur me kampionin e botës në peshat e rënda, Anthoy Joshua, pasi ky i fundit vendosi të ndeshet me Jarrel Miller më 1 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joshua do të mbrojë titullin e peshave të rënda kundër Jarrel Miller në ‘Madison Square Garden’ më 1 qershor, ku do të jetë edhe lufta e parë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Britaniku ka dështuar të arrijë një marrëveshje me Deontay Wilder, pavarësisht ofertave dhe zërave të shumtë.

Luftën e Joshua me Miller e ka përqeshur Wilder, që thotë se britaniku do të ndeshet me një boksier të panjohur.

“Jarell është ende një luftëtar i panjohur këtu në Amerikë. Jarrell është nga Brooklyn, dhe atë nuk e njohin as në vendin e tij”, ka deklaruar Wilder, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai nuk është një emër që është zhvilluar në treg këtu, kështu që unë nuk mendoj se do të diçka e madhe, sepse edhe Anthony është i panjohur këtu në Amerikë”.