Fero shtyn publikimin e këngës së re për nder të viktimave në Maqedoni

Fero e ka shtyrë publikimin e projektit më të ri muzikor për t’i nderuar viktimat që ndërruar jetë tragjikisht në Maqedoni.

Dje (e mërkurë) në autostradën Shkup – Tetovë ka ndodhur një aksidet i rëndë me fatalitet, shkruan lajmi.net.

Gjatë mbrëmjes së djeshme e edhe sot nuk kanë munguar ngushëllimet në drejtim të familjarëve e edhe disa nga emrat e njohur të estradës shqiptare e kanë bërë këtë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Reperi Fero madje është solidarizuar me familjarët e viktimave, kështu për nder të tyre e ka shtyrë publikimin e projektit më të ri muzikor të cilin e ka pasur në plan ta lëshoj sot në kanalin zyrtar në Youtube.

Ky ishte postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Se pari shprehi ngushllime familjarve te te vdekurve nga aksidenti qe ka ndodh ne Maqedoni , Zoti ju dhasht fuqin te i perballojn kto momente te veshtira , dhe te lenduarve ju uroj sherim sa me te shpejt . Un kam pas me lansu neser kengen time por per respekt ndaj familjarve dhe te ndaj dhimbjen me ta un neser nuk do ta lansoj kengen , Por te premten . Ngushllime zoti ju dhasht gajretin te i perballoni kto momente te renda me respekt Fero.