Formacioni më i mirë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Barcelona dhe Liverpool janë skuadrat e fundit që i janë bashkuar tetëshes më të mirë të Evropës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas një sërë ndeshjesh dramatike, Evropa ka njohur tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Barcelona, Liverpool, Juventus, Manchester United, Manchester City, Ajax, Porto dhe Tottenham janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Duke u bazuar në performancat e lojtarëve në ndeshjet e kthimit të kësaj faze ‘Goal.com’ ka përzgjedhur formacionin më të mirë të 1/8 së finales.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Formacioni i ‘Goal.com’:

Hugo Lloris | Tottenham

Gerard Pique | Barcelona
Virgil van Dijk | Liverpool

Jan Vertonghen | Tottenham

Federico Bernardeschi | Juventus

Ilkay Gundogan | Manchester City

Dusan Tadic | Ajax

Sadio Mane | Liverpool

Romelu Lukaku | Manchester United

Lionel Messi | Barcelona

Cristiano Ronaldo | Juventus