Klopp zbulon tri skuadrat që nuk dëshiron të përballet në CHL

Liverpool e eliminoi mbrëmë Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

Liverpool kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm, 3:1.

Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur me kalimin tutje në garën më të madhe për klube në Evropë, gjersa ka përmendur edhe tri skuadra që nuk i dëshiron në short në fazën e çerekfinales.

Liverpool mund të përballet me Barcelonën, Aajxin, Porton, Manchester United, Manchester Cityn, Tottenhamin apo Juventusin.

Klopp ka thënë se ai shpreson që të mos përballet me njërën nga skuadrat nga Premierliga, por që nuk i frikësohet edhe shortit me ato skuadra.

“Ne të gjithë do ta bënim këtë, ne të gjithë do të thonim të njëjtën gjë në Ligën e Kampionëve ‘le të përpiqemi të luajmë me skuadra nga Evropa’, por do të shohim”, tha gjermani, transmeton lajmi.net.

“Dikush do të luajë kundër dikujt, por nuk duhet të mendojmë tani.

“Kushdo që na bije në short, ne duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të treguar se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë sezon.”, ka shtuar më tej Klopp.