KOSID diskuton për tërheqjen e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon sot diskutimin publik me temë “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë”.

“Duke e konsideruar energjinë si një nga sektorët më thelbësorë në politikat publike dhe duke parë ndikimin e drejtpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje, ne e konsiderojmë të domosdoshme ngritjen e pyetjeve si “A po ecën Kosova drejt standarteve të BE-së në sektorin e mjedisit dhe të energjisë?”, thekson KOSDI.

Konferenca ka për qëllim të ofrojë mundësi për një dialog midis palëve vendore dhe ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e mjedisit dhe energjisë, efektin e saj në politikat mjedisore dhe efiçencën e energjisë.