Pas komplimentit që i bëri, vajza e Arkanit ia kthen Sellmës

Grimerja e njohur shqiptare, Sellma Kasumoviq befasoi të gjithë teksa i bëri një koment vajzës së Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

Ky koment i Sellmës bëri bujë të madhe në mediat shqiptare duke nxitur reagime të shumta.

Pas komentit të Sellmës nuk ka hezituar që t’ia kthejë edhe vajza e Arkanit teksa e falenderon grimeren tonë.

“Hvala Draga”, është komenti i saj që në shqip do të thotë “Faleminderit e dashur”.

‘Miqësia’ e Sellmës me vajzën e Arkanit po vazhdon të përflitet nga komentues të shumtë në rrjetet sociale.