Apple ka anuluar zyrtarisht mbushësin ‘wireless’, AirPower

Duket se Apple ka anuluar pajisjen e ardhshme të mbushësit energjik ‘wireless’, AirPower.

Në një deklaratë të bërë për TechCrunch, Dan Riccio, zëvendës-drejtori i Apple në departamentin e zvhillimit të pajisjeve, tha: “Pas shumë përpjekjesh kemi konkluduar se AirPower nuk do të arrijë standardet tona të larta dhe ne kemi anuluar projektin. 

Kërkojmë ndjesë për ata konsumatorë që prisnin me padurim këtë lansim. Ne vazhdojmë të besojmë se e ardhmja është pa tela dhe jemi të përkushtuar që ta shtyjmë përpara përvojën me ‘wireless’.”

Nëse jeni të befasuar për këtë pjesë të lajmeve, nuk jeni vetëm. Kjo për shkak se vetëm javën e kaluar, një imazh i ri i AirPower u zbulua i fshehur në faqen e internetit të Apple.

Pajisja u shfaq edhe një herë në paketimin e AirPod-it të gjeneratës së dytë, me thashetheme se mund të lansohej këtë javë, por kjo nuk do të ndodhë.