Opozita fiton Stambollin pas 25 vitesh

  • Ka përfunduar numërimi i votave në të gjithe Stambollin dhe kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu rezulton fitues me 48.79% të votave. Ndërkohë, kandidati i mazhorancë, Binali Yildirim është renditur i dyti me një diferencë shumë të ngushtë, 48.51%.
  • Por duket se partia ‘AK’, e presidentit Rexhep Taip Erdogan, do të përpiqet të kthejë rezultatin në favor të saj nëpërmjet rinumërimit të disa kutive. Zyrtarë të kësaj partie kanë dalë menjëherë në deklaratë dhe kanë ngritur pretendime për disa vota të konsideruara të pavlefshme.

    “Do të apelojmë numërimin në çdo rajon të Stambollit dhe kjo do të sjellë progres për ‘Ak”, raportohet të jetë shprehur Fatih Sahin, sekretar i përgjithshëm i partisë së Erdogan.

    Pas 25 vitesh, që kur Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.Përveçse në Stamboll, partia e Erdogan është mposhtuar edhe në kryeqytetin Ankara, si dhe në disa qytete të tjera të rëndësishme si Izmir, Ajdin, Antalja, Adana dhe Mersin.