Publikohet një tjetër foto e Rita Orës, rrugëve të Ferizajt nëpër shi

Rita Ora po vazhdon misionin e saj bamirës në Kosovë.

Rita Ora aktualisht ndodhet në Kosovë së bashku me prindërit e saj, shkruan prishtinapress.eu

Këngëtarja shqiptare ka ardhur në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF. Bazuar në disa informacione Rita në Kosovë do të qëndrojë për tri ditë.

Nëna e këngëtares gjatë ditës së drejshme e ka publikuar një foto së bashku me vajzën e saj të cilën edhe e ka përgëzuar për punën, ndërsa më pas solli edhe një tjetër imazh të Ritës rrugëve të Ferizajt në një ditë me shi.

Rita ka për të vizituar disa familje skamnore, pjesë e së cilave, fëmijë dhe persona të dhunuar. Kujtojmë se lajmi.net arritjen e saj në vendlindje e ka përcjell nga afër.

Nga atje kemi sjell pamje dhe imazhe ekskluzive pas arritjes së këngëtares shqiptare me famë botërore në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të cilat mund t’i shihni në vazhdim.