Koscielny për lojtarin që po e kërkon United: Është më i miri në Evropë

Laurent Koscielny ka thënë Kalidou Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Mbrojtësi nga Senegali po kërkohet nga Manchester Uninted.

‘Djajtë e Kuq’ nuk e kanë fshehur asnjëherë interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

27 vjeçari gjatë afatit kalimtar veror ka gjasa të mëdha që të ndërrojë skuadër, duke u transferuar në ‘Old Trafford’.

“Më të vërtetë më pëlqen Kalidou Kaoulibaly në mbrojtje”, ka deklaruar Koscielny pas ndeshjes Arsenal 2:0 Napoli, përcjell  prishtinapress.eu

“Ai është një nga mbrojtësi më të mirë qendror në Evropë. Ai është i fortë fizikisht, e lexon lojën mirë dhe ndjehet shumë rehatshëm me topin”.

“Më pëlqen qëndrimi i tij. Ai është i qetë, i respektueshëm dhe me vlerë të madhe”