Lushtaku shpall kandidaturën për Kryetar

Të dashur qytetarë,

Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,

Duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,

Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,

Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,

Sot, zyrtarisht, pranë komisionit kompetent, paraqita kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Sinqerisht, Sami Lushtaku.