Barcelona – Liverpool, ky është komenti i Luis Suarez

Barcelona dhe Liverpool do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nuk do dyshime se ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpool në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të jetë shumë interesante.

Kjo përballje do të dhurojë emocione të veçanta në veçanti për Luis Suarez dhe Philippe Coutinhon, që pikërisht nga Liverpool janë transferuar te Barcelona.

Luis Suarez tashmë ka zhvilluar një ndeshje kundër Liverpoolit në vitin 2016 në një miqësore në Kardiff.

“Është një moment i mirë për tifozët. Unë kam disa shokë këtu dhe mendoj se ishte një moment i mirë të kthehem e të luajë kundër Liverpoolit”, kishte thënë Suarez në vitin 2016, përcjell prishtinapress.eu

“Tifozët e Liverpool janë ndër më të mirët në botë, dhe mendoj se ata janë kënaqur duke parë lojtarë të mëdhenj në fushë”.

“E rëndësishmja e kësaj ndeshje është se ishte miqësore, sepse po të ishte në Ligën e Kampionëve, do të ishte shumë vështirë të luaje kundër Liverpool”.