Kjo është premia e madhe që i pret lojtarët e Tottenhamit nëse triumfojnë në Champions

Tottenham Hotspur po shkon drejt përmbylljes së një sezon historik për skuadrën e tyre.

Edhe pse pa asnjë shpenzim gjatë afateve të fundit kalimtare, skuadra e Tottenham ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar një triumf dramatik ndaj Manchester Cityt në ‘Etihad Stadium’.

Për arritjen deri në gjysmëfinale, lojtarët e Tottenham tashmë kanë të sigurt një premi prej dy milionë funtesh, por kjo premi do të rritet nëse rritet edhe suksesi i tyre në garën evropian .

Mediet në Angli raportojnë se lojtarëve të Tottenham u është premtuar një premi prej pesë milionë funteve nëse fitojnë Ligën e Kampionëve, përcjell prishtinapress.eu

Tottenham në gjysmëfinale do të takohet me holandezët e Ajaxit, dhe në rast të kalimit në finale, atje e pret Barcelona apo Liverpool.