Gjashtë lojtarët që Ronaldo i do te Juventus

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventus që në verë të ndodhë një revolucion në skuadër.

Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me disa bashkëlojtarë që ka në skuadër, andaj nga Juventus ka kërkuar që në verë ata të shiten.

Ylli portugez ka kërkuar nga ‘Zonja e Vjetër’ që të ndodhin gjashtë transferime, në mënyrë që të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, përcjell prishtinapress.eu

Ronaldo ka kërkuar nga Juventus transferimin e lojtarëve si, Raphael Varane, Tanguy Ndombélé, Joao Felix, Isco Alarcon, Federico Chiesa dhe Kostas Manolas.

Për transferimin e këtyre gjashtë lojtarëve, torinasëve do u duhen mbi 300 milionë euro, ndërsa kjo shumë do të arrihet edhe nga shitja e disa lojtarëve si, Paulo Dybala, Douglas Costa e Alex Sandro.