Inter, Roma, Lazio dhe Everton, e duan yllin e Bracelonës

Barcelona do t’i largojë disa lojtarë me të përfunduar ky sezon.

Në listën e largimeve te Barcelona, është edhe emri i Andre Gomes, që aktualisht është në huazim te Everton.

Katalonasit janë të gatshëm që ta shesin mesfushorin portugez, që aktualisht është në huazim deri ën fund të sezonit te skuadra angleze, përcjell prishtinapress.eu

Barcelona është duke kërkuar 20 milionë euro për shitjen e Andre Gomesit, gjersa janë disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Inter Lazio, Everton dhe Roma, janë skuadrat që i duan shërbimet e portugezit në këtë afat kalimtar veror.