Juventus me transferim që nuk pritej nga Roma

Juventus e di se duhet t’i bëjë disa ndryshime në fazën defanzive për sezonin e ri.

Juventus arriti ta fitonte Serie A-në për të tetën herë me radhë, por dështoi në Kupën e Italisë dhe në Ligën e kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ pikën më të dobët të skuadrës e ka mbrojtjen, andaj dëshiron ta përforcojë atë në verë, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Juventus dëshiron ta transferojë në verë mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Për transferimin e mbrojtësit grek, torinasit do të paguajnë 35 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij te romakët.