KQZ vendos në orën 11 për kandidatët e Listës Serbe

Sot në orën 11:00 KQZ-ja pritet të vendos lidhur me kandidatët e Listës Serbe që kanë aplikuar për kryetar në komunat e veriut.

Tre prej tyre janë ish kryetarë që u patën dorëhequr në fund të nëntorit 2018.

Certifikimi i këtyre kandidatëve nuk ndodhi dje për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Dje janë certifikuar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.