Tentim vrasje në Podujevë, policia jep detaje

Mbrëmë në komunën e Podujevës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti ‘Golf VII’.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti  Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës.  Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë Rajonale, Flora Ahmeti.

Policia nuk ka bërë të ditur se ndaj kujt ka qenë i adresuar ky atentat.

Ahmeti ka theksuar që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje.