Lotaria e Kosovës mund të mbyllet të premten!

Ende nuk ka një ligj të veçantë për lejimin e veprimtarisë së Lotarisë së Kosovës që kur Kuvendi votoi për mbylljen e lojërave të fatit.

Kjo do të thotë që nga 10 maji lotaria do të mbyllet pasi në këtë ditë do të hyjë në fuqi ligji që ndalon lojërat e fatit.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, kërkon nga Qeveria që sa ma shpejt ta procedojnë draft-ligjin në parlament.