Merkel dhe Macron duan t’i japin një frymë të re dialogut Kosovë – Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron duan të japin një shtysë të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nën frymën e Bashkimit Evropian.

Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ shkruan se Gjermania dhe Franca janë përfshirë direkt në zgjidhjen e problemit të Kosovës pasi këto dy vende nuk janë të kënaqura me efektet e vendeve evropiane. Ndërsa një zëdhënës i qeverisë gjermane i ka thënë gazetës, se të dyja këto vende e mbështesin vazhdimin e dialogut, përcjell prishtinapress.eu

“Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron shprehën mbështetje të plotë për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ata duan të japin një frymë të re për procesin që po zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëdhënësi nga qeveria gjermane.

Theksohet se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do vazhdojë të mbetet ndërmjetësuesja kryesore në dialogun Beograd-Prishtinë, ndërsa kabineti i Merkelit ka ofruar të bashkëpunoj me Bruskelin për këtë çështje.