Shaqiri përsëri në finale të Ligës së Kampionëve, mund ta fitojë atë për herë të dytë në qershor

Xherdan Shaqiri e ka arritur finalen e dytë në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij të shquar, pasi Liverpooli e mundi Barcelonën në gjysmëfinale të martën në Anfield.

Anësori kosovar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, luajti rol kyç duke asistuar në njërin prej katër golave në fitoren 4:0 të Liverpoolit kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Liverpooli e kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë në Camp Nou, por bëri një rikthim magjinë në ndeshjen e kthimit të martën ën Anfield me Shaqirin titullar që luajti pak a shumë rol në këtë triumf.

27-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit asistoi te goli i tretë i të kuqve, i realizuar nga Georginio Wijnaldum në pjesën e dytë.

Kjo ishe paraqitja e tij e dytë titullar në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin, si dhe asisti i dytë në të njëjtën kohë.

Kosovari e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2013 me Bayern Munich. Shaqiri kishte qenë në stolin e bavarezëve në atë kohë dhe nuk ishte aktivizuar fare nga Pep Guardiola.

Liverpooli e pret fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Ajax dhe Tottenham në finalen e 1 qershorit në Wanda Metropolitano.