Veseli: Telekomi s’duhet të falimentojë, janë 15 mijë familje që varen nga kjo ndërmarrje

Është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e Telekomit.

Me këtë rast, i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se janë 15 mijë familje që preken drejtpërdrejtë nga Telekomi dhe se është e rëndësishme të mos lejohet falimentimi i Telekomit.

“Ajo çfarë është kryesore gjithë punonjësit e Telekomit sot i kanë sytë në Kuvend, që të dënojnë se a po bëhet ndonjë zgjidhje a jo. Kjo është reale dhe ajo çfarë po shihet deri tani nuk ka të bëjë aspak me fatin e juaj, por në fakt veç me e kompliku pak më shumë situatën. Janë dhënë premtime të cilat janë edhe në fajësime edhe në forma tjera, por çështja e Telekomit zgjedhjet jashtë politizimit, jashtë politikës, përmes përvojave menaxheriale, përmes kufizimeve në shpenzime, por nuk do të futëm në këtë pjesë ku ju bashkë me menaxhmentin mund t’ia arrini”, ka thënë Veseli.

Ai tutje tha se kolegët të cilët kanë iniciuar këtë seancë është dashur të presion Komisioni Hetimor Parlamentar e të flasin me emra e fakte, e jo deputeti Konjufca.

“Kolegët që iniciuan seancën është dashur të presin Komisionin Hetimor Parlamentar e të flasin me emra e fakte, e jo si Glauku sepse mund të ndodhë t’i dalin më shumë familjarë këtij se mua.Keni parasysh se s’kanë me dalë me emra mbiemra, sepse aty janë faktet dhe nuk ka nevojë me manipulu. Ka ligj në këtë vend, ka prokurorë.Me këto politika të cilat e kanë qu në fund të pusit që e kanë qu Evropën Lindore e iu deshën tri dekada që të marrë veten, për faktin se çdo gjë që nuk shkon të fajësohet pushteti, por jo sepse janë dhënë qindra-miliona për Postë-Telekomin për Qeverinë e Kosovës”, shtoi Veseli, transmeton Indeksonline.

Tutje Veseli tha se keqpërdorimet duhet të lihen anash, por ka emra dhe mbiemra dhe ai i cili ka kryer veprën kriminale shkon dhe merr përgjegjësi.

“Pra edhe familjari i atij i cili është punësuar, kudo që është punësuar. Është mirë t’i ndihmohet Telekomit, të gjendet përkrahja, jo shpenzime, por projekte. Qoftë nevoja edhe në dhjetëra miliona euro për arsye se Telekomi i ka dhënë qytetarëve të Kosovës, pra projekte që e nxjerrin Telekomin nga falimentimi dhe falja. Teknologjia është rritur dhe ka dëmtuar të gjitha kompanitë, por ka mundësi të gjendet zgjidhje. Besoj se menaxhmenti dhe bordi të cilët do t’i përkrahja, por edhe ministri të bisedohet dhe t’i iket politizimit. Politizimi të kalojë në Komisionin Hetimor Parlamentar pastaj është edhe Prokurori, por foltorja e Kuvendit nuk është mirë të jetë arenë e abuzimit, në bazë të traditës që e kemi. Nuk kanë ekzistu këto gjëra që të fyhet e të folët në mënyrë paoshalle në Kuvend. Është me rëndësi të folët për Telekomin dhe ata 15 mijë familje që varen”, përfundoi Veseli