Presidenti Thaçi i jep shtetësinë talentit që e kërkonin edhe Maqedonia e Shqipëria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë shtetësinë talentit të futbollit, Valon Hamdiu. Mbrojtësi që luan te Winterthur në Zvicër kishte preferuar fanelën e Kosovës, ani pse kishte oferta edhe nga Maqedonia e Shqipëria.

Së fundi atë nga afër në Zvicër e ka ndjekur edhe Alban Bushi për ta afruar tek Kombëtarja Shqiptare, por që Hamdiu vazhdimisht kishte thënë se preferon Kosovën.

 

Pas dekretit, pritet që përfaqësuesja U21 e Kosovës ta ftojë për herë të parë në grumbullim qendërmbrojtësin e Winterthur.

 

“Jam i lumtur dhe krenar që kam mundësina të bashkohem me Kosovën. I falënderohem presidentit dhe Federatës për këtë mundësi” ka thënë Hamdiu.