Sami Lushtaku: Përkujton bashkëluftëtarin e tij Heroin Malush Ahmeti

Ish-Komandanti i Zonës Operative te Drenicës, Gjenerali z. Sami Lushtaku për nder të rënies së Heroit Malush Ahmeti ka kujtuar atë me respektin dhe krenarinë me të madhe, ndër tjerash duke theksuar se Malushi ishte prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së në Rezallë dhe më gjerë. Ka shkruar Lushtaku në postimin e tij./Prishtinapress.eu

Sami Lushtaku shihet edhe në një video incizim te kohës së luftës së bashku me Malushin në fshatin Rezallë duke lexuar një fletore me emra të cilët i kishte mbajtur te shenuar Malush Ahmeti viktimat e masakrës së Rezallës të 5 prillit 1999. /Prishtinapress.eu

 

Postimi i tij në FB:

Image may contain: 1 person, outdoor

Në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me respektin dhe krenarinë më të madhe, bashkëluftëtarin nga Rezalla, Malush Ahmeti. Malushi është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së në Rezallë dhe më gjerë. Gjatë gjithë luftës ka qëndruar në fushëbeteja, aty ku edhe e dha frymën e fundit për lirinë e atdheut.

Lavdi përjetë veprës së dëshmorit Malush Ahmeti. SL