Britania e Madhe do ta emëroj Nick Abbott, ambasador të ri në Prishtinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, së shpejti pritet përfundoj mandatin e tij.

Ai ishte emëruar në këtë detyrë në prill të vitit 2015. Sipas burimeve të Indeksonline, Londra zyrtare ka vendosur që Nick Abbott të emërohet ambasador i ri në Prishtinë.

Eksperienca e tij ndërlidhet kryesisht me Lindjen e Mesme, shkruan Indeksonline.

Për 8 muaj ka qenë në krye të misionit britanik në Algjeri poashtu ka shërbyer si kordinator i qeverisë për Sirinë.

Ndryshe, Ruairi O’Connell është konsideruar shpeshherë edhe me gjykim të ndikueshëm politik dhe gjuha të cilën ka përdorur nganjëherë ka tejkaluar edhe gjuhën diplomatike të një ambasadori.