Kaq para i kushtuan perdet për institucionet arsimore Shpend Ahmetit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë muaj.

Kësaj radhe, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka menduar për institucionet arsimore.

Për tenderin “Furnizimi me perde për Institucionet Arsimore”, fillimisht janë ndarë 20.000.00 euro.

Ndërkohë që në kontratë bëhet e ditur se furnizimin me perde do ta bëjë Operatori Eknomik “Euro Roleta Sh.P.K”.

Tutje, në kontratë bëhet e ditur se vlera e kontratës së kurorëzuar kap shumë 17.554,50 euro.