Përse e kemi shumë të vështirë të heqim dorë nga disa persona?

Kur bëhet fjalë për çështje te zemrës, nuk ka lidhje se a e njihni dikë me vite të tëra apo vetëm për pak kohë.

Dashuria nuk njeh kohë e as distancë, prandaj kur e kemi atë lidhje të papërshkrueshme e të ngushtë, një lidhje shumë shpirtërore me dikë, është pothuajse e pamundur ta harrojmë se si ndiheshim dikur – ose të provojmë të aktrojmë sikurse nuk ka ekzistuar ajo lidhje, nuk ekziston apo nuk do të ekzistoj.

Kjo është arsyeja se përse me njerëz të caktuar, sado që koka na thotë se është koha të shpërngulemi dhe ta vazhdojmë jetën, zemra thjesht refuzon të pajtohet me këtë.

Arsyeja është se, pavarësisht a na pëlqen ta pranojmë a jo, të gjithë kemi nevojë për lidhje të thella intime sepse nuk ka asgjë më shëruese dhe më ushqyese për shpirtin sesa të jeni të zhytur në një energji e cila vallëzon në mënyrë intime dhe harmonike me tonën.

Njësoj sikurse me një drogë, ne gjithmonë do të kemi nevojë për ato ndjenjat sensacionale që vijnë me thellësinë e një lidhje që nuk e kemi përjetuar më parë.

Qoftë nëse është dashuri e ndërsjellë apo jo, nëse dikush na nxitë ndjenja që na lëvizin çdo fibër të qenies sonë, mund të jetë shumë e vështirë ta vazhdojmë jetën pa atë person duke luajtur pjesë të rëndësishme në jetën tonë.

Kjo mund të jetë tragjike në disa kohëra dhe për disa njerëz. Sidoqoftë, për tjerët është rrugëtim i cili i ua mundëson atyre të kalojnë përmes leksioneve të pafundme – edhe atëherë kur ka ndarje e dhimbje, zemra vazhdon të dashurojë, të mësojë dhe të rritet pavarësisht se mund të ndiheni sikurse nuk duhet ta bëni këtë.