Gjermani, digjen 600 hektarë pyje

Mes zjarreve të shumta që kanë prekur Brandeburgun që prej fillimit të kësaj jave, ende nuk është fikur zjarri që ndodhet vetëm 80 kilometra në jug të Berlinit, në Jueteborg, ku flakët kanë shkatërruar më shumë se 600 hektarë pyll.

Zjarri ka përfshirë një zonë ku ka kampe për stërvitje ushtarake dhe magazina municionesh, prania e të cilave e bënë të vështirë punën e vullnetarëve dhe të zjarrfikësve.

“Zjarre kaq të mëdhenj nuk mbahen mend që prej 70 vitesh”, tha përgjegjësi i pyjeve dhe ekonomisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Carsten Lessner.