Nesër vendoset gur themeli i shtatores së Adem Jasharit në Fushë – Kosovë

Nesër në orën 12:00  në qytetin e Fushë Kosovës do të vendoset gur themeli i shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës, ndërsa të gjithë asambleistët e Komunës së Fushë Kosovës e mbështetën atë, përcjellë Indeksonline.

Gur themeli i shtatores së Geroit të Kombit do të bëhet pikërisht me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.