Thaçi dhe Maldini shikojnë ndeshjen së bashku

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen miqësore ndërmjet Feronikelit e Milanit.

Presidenti Thaçi shihet në tribunën VIP, i ulur pranë legjendës së Milanit, Paolo Maldini, presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj.