Valza, Don Phenom dhe Mixey lansojnë “Andale”

“Andale” është titulli i bashkëpunimit më të ri që ka ardhur ndërmjet Valza Zhegrovës, Don Phenom dhe Mixey.

Producenti i shumë hiteve, Shpend Hajredini – njohur me emrin artistik Mixey, qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën.

Ai është përfshirë edhe në shkrimin e tekstit të këngës së bashku me reperin Don Phenom.

Ndërkaq, sa i përket anës vizuale, videoklipin e ka xhiruar produksioni Imagine Films.

Bashkëpunimi me Zazan, “Luje Baby”, ka qenë një prej realizimeve më të fudit të Valzës, ndërkohë që Don Phenom në muajt e fundit ka realizuar një sërë projektesh të suksesshme muzikore.