Marrëveshja me talibanët, SHBA mund të tërheqë 5400 trupa nga ky shtet

Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin 5400 trupa nga Afganistani brenda 20 javësh si pjesë e një marrëveshje “në parim” me militantët talibanë, tha negociatori i lartë i Uashingtonit.

Zalmay Khalilzad zbuloi detaje të marrëveshjes së shumëpritur për herë të parë në një intervistë televizive pasi informoi drejtuesit afganë në lidhje me këtë çështje.

Por ai tha se miratimi përfundimtar i marrëveshjes mbetet përsëri te presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Militantët tani kontrollojnë më shumë territor që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2001 dhe deri më tani nuk kanë pranuar të bisedojnë me qeverinë afgane, të cilën ata i quajnë si kukulla amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 14,000 trupa në Afganistan.