Pastrohet shtrati i lumit Klina në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka vazhduar punimet ne pastrimin e shtratit te lumit Klina, i cili ndër tjera ka kërkuar kujdes shumë te madh nga qytetarët qe ta ruajn ketë pasuri si sytë e ballit.

Ka nisur dhe do të vazhdojë ditëve në vijim puna për pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”, prej mbeturinave të hedhura nga njeriu, për fat të keq, që në mungesë të vëmendjes dhe trajtimit çfarë kërkon lumi ynë, si pasuri natyrore, po i shkaktojmë ambientit dëme të mëdha, dëme këto të cilat ne të tashmit dhe gjeneratat që do të vijnë, do t’i paguajmë shtrenjtë.

Lumi “Klina” aktualisht ndodhet pa ujin e mjaftueshëm, në këtë stinë të verës dhe thatësirës, andaj kërkoj kujdes shumë të madh, nga të gjithë qytetarët pa dallim, që ta ruajmë këtë pasuri si sytë e ballit. Ka shkruar kryetari i Skenderajt Bekim Jashari në facebook.

Image may contain: outdoor and water