Përfundon ekskurzioni mësimorë-njohës i kursitëve të gjuhës shqipe nga Turqia

Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, është mbajtur ekskurzioni mësimorë-njohës i kursitëve të gjuhës shqipe nga Turqia.

Eksurzioni ka zgjatur pesë ditë, dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se 30 pjesmarrës nga qytetet e ndryshme të Turqisë.

Pjesmarrësit e eksurzionit të organizuar nga MDIS-i, ishin nxënës, student, profesorë e shkrimtarë.

Gjatë këtyre pesë ditëve ata kanë viztuar pikat kyqe të historisë e kulturës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Grupi I kursistëve vizituan Tiranën, Durrësin, Beratin, Krujën, Prizrenin, Prekazin, Pejën dhe qytete të tjera.

Në ditën e pestë dhe të fundit, pjesmarrësit janë pritur në takim nga u.d. sekretari i përgjithshëm i MDIS-it, Ragip Zejnullahu, i cili i ka përshëndetur ata në emër të zëvendëskryeministrit / ministrit të Diasporës dhe Investimeve Stragjike z.Dardan Gashi.
Zejnullahu duke iu uruar mirëseardhje në vendlindjen e të parëve te tyre, u ka thënë atyre se Ministria e Diasporës i ka gjithmonë dyert e hapura për ta.

“Ne jemi shumë të lumtur që ju sot jeni këtu, dhe i keni takuar edhe njëherë nga afër kulturat e traditat shqiptare. Ministria e Diasporës e ka nën kompetencën e saj, organizimin e të tilla aktiviteteve të cilat forcojnë lidhjen e juaj me Kosovën, dhe mundësojnë ruajtjen e traditës kulturës dhe gjuhës shqipe” ka thënë z.Zejnullahu.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e këtij grupi, kanë falendëruar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për mundësinë e realizimit të këtij ekskurzioni.
Eksurzioni me mësimorë-njohës i kursitëve të gjuhës shqipe nga Turqia ka përfunduar me homazhe tek varri i presidentit të parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.